Edmond Arizaj

Ç’të jetë vallë “burrëria”?!

Kanuni i Lekës të dridh mishtë kur lexon ndonjë pjesë për burrin. Nuk është mashkulli që mbars femrën. Është institucion.

Ç’ishte burri në Jug? Ai që përgjigjej për të mirë e që heshtte në të keqe duke folur veç me praninë e tij, e duke shpërndarë respekt edhe në mungesë.

Kush quhej burrë në Shqipërinë e mesme? I butë, zemergjerë, i ndershëm, kokëfortë.

Po le t’i shtojmë edhe ndopak vlera të tjera, kur përmendim a dëgjojmë shprehjen “ai është burrë”:

Qëndresë, moral, dinjitet, kurrizpapërkulur, nuk lejon ta shkelin me këmbë, por as nuk ofrohet si qilim ku fshihen këmbët, i drejtë, i përmbajtur, nuk e shkel të dobëtin, i zgjat dorën të përvuajturit, nuk shfrytëzon madhësinë e tij t’ju zërë Diellin të tjerëve.

E këto, mbështjellë me mantelin e përulësisë, nderit e zemërgjerësisë.

Ja, këto po mendoja teksa lexoja se Erion Veliaj ka ftuar shqiptarët të votojnë përveç PS edhe Edi Ramën.

Burgu nuk është për të gjithë.

Komente

Lini një koment