- Nëse një burrë ngre dorën ndaj një gruaje, është dhunë e patolerueshme. Nëse një grua ngre dorën ndaj një burri, është një shaka e pafajshme mes çiftit.
- Kur një burrë goditet nga një grua, ai duhet të buzëqeshë dhe të pranojë me humor. Çdo gjë është ok.
- Nëse një burrë ankohet për një shuplakë, ai është i dobët. Nëse nuk ankohet, ai është i pandjeshëm.
- Kur një burrë goditet në publik, është një moment argëtues për të gjithë. Kur një grua goditet në publik, është një krizë kombëtare.
- Nëse një burrë refuzon të pranojë një shuplakë si shaka, sidomos duke zbritur nga avioni, ai nuk ka sens humori.
- Nëse një burrë goditet nga gruaja e tij, është një shenjë e dashurisë së tyre të thellë. Duhet ta provoni dhe ju.
- Nëse një burrë ngre dorën ndaj një gruaje, është një akt i neveritshëm. Nëse një grua ngre dorën ndaj një burri, është një moment i fuqizimit femëror.
- Kur një burrë tregon shenja të dhunës, ai është një rrezik për shoqërinë. Kur një grua tregon shenja të dhunës, ajo është e guximshme. Ndonjëherë edhe edukuese.
- Nëse një burrë kërkon ndihmë pas një incidenti të tillë, ai duhet të rishikojë burrërinë e tij.
- Në çdo rast, burrat duhet të jenë të fortë, të heshtur, të respektojnë moshën dhe të pranojnë gjithçka me dinjitet. Sidomos kur “leksioni” vjen në formën e edukimit mësimor.
Lini një koment