Edmond Arizaj

Kategori: Uncategorized

  • Tomor Alizoti si paradoks

    Flet gjithë mllef për gjysëmopingat, ndërkohë që lejon veten, krenar për origjinën për parardhësit dhe çfarë përfaqëson, të drejtohet pikërisht nga një gjysëmopingë, jo të maleve të jugut, por të veriut.

    Përmend herë pas here dhe mirë bën viktimat e familjes së tij nga komunizmi, por harron a bën sikur harron se partia ku militon nuk bëri kurrë dekomunistifikimin dhe despiunizimin duke i sjellë vendit një dëm që s’mund ta llogarisë askush.

    Përmend prona, pa bërë “mea culpa” në emër të të gjithë pronarëve që u çdinjitetëzuan nga ligji i partisë së tij 7501.

    Përmend me mllef dhe vrer shtresën e përvuajtur të dikurshme të vendit, duke harruar se kjo politikë e ndjekur dikur nga partia e tij solli një ndarje absurde, të turpshme, të frikshme dhe vdekjeprurëse të vendit.

    Fjalët e tij, me ngrënie për së gjalli, pavarësisht kontekstit të zgjedhjeve dhe frymëzimit para entuziazmit të turmave, nuk janë më shumë dhe as më ndryshe nga ato të komisarëve të dikurshëm që betoheshin se pas lufte do i shqyenin bejlerët dhe agallarët.

    Tomor Alizoti, me heshtjen e tij, kundrejt premtimit kryesor rritjes së pensioneve dhe pagave të ulëta, a është pro një politike nga partia e tij e djathtë kundrejt “gjysëmopingave”, që votojnë dikë i cili në një realitet alternativ do shiste kokoshka, (ose misra) në Dhërmi?

    Dhe paradoksi më i madh i Tomor Alizotit është se ai, megjithëse mund të mbahet si më i zgjuari dhe i përgatituri i listave të PD, nuk jep alternativa paqeje, mirëkuptimi, bashkëpunimi, progresi, por ndasish, urrejtjeje dhe përçmimi, duke furnizuar me oksigjen turmat injorante që vazhdojnë e ndajnë shqiptarët në partizanë e ballistë, përveç ndarjeve të tjera krahinore e “kombëtare”, po aq idiote dhe injorante.

  • Memorandumi 2 i Kuçit si realitet i hidhur

    Edi Rama nënshkroi për 78 deputetë minimalisht. Sado “e çmendur” të duket firma, pas 12 vitesh me ministra në burg, skandale korruptive, nepotizëm e autokraci, ka disa faktorë që firma e Ramës të mos jetë hedhur aq në erë. Nuk është vetëm shqiptar si fenomen.

    1) Partia Socialiste nuk është thjesht një forcë që qeveris, është sistemi vetë. Rrënjët e saj janë shumë të thella dhe kapilare në administratë, në polici, në drejtësi, në pushtetin lokal (budallëku i dikurshëm i Lulzim Bashës), në media, në biznese të mëdha e të vogla që varen nga tenderat e nga lejet. Pra çdo individ i lidhur me këtë sistem ka interes personal që të vazhdojë egzistenca e tij. Dhe çdo individ tjetër i lidhur pas individit lidhur me sistemin është automatikisht në shumicë pjesë e ushtrisë së heshtur të votuesve me interes. S’ka lidhje as morali, as liria, as gjykimi, është thjeshtë çështje garancie për bukën e përditshme.

    2) Në 12 vite pushtet pothuaj absolut, Partia Socialiste ka nën hyqëm jo thjesht institucionet dhe masën e “bukës së gojës dhe pjatës së supës”, por edhe kontrollin e narrativës dhe dukjes, duke kontrolluar televizionet kryesore, emisionet kryesore (imagjino, deri në programe humoristike dhe shoë hyn politikani e bëhet pjesë e skeçit), reklamat, opinionbërësit (madje duke kthyer në shërbim shumë prej atyre që fillimisht shfaqen si kundërshtarë), rrjetet sociale…Sistemi nuk lodhet, nëse ka skandale ato relativizohen nga kjo ushtri propagandistike, zbehen, tejkalohen, përqeshen, dhe janë njerëzit që lodhen duke i rënë shkurt: Të gjithë janë njësoj. Indiferenca sjell plus për sistemin.

    3) Në vendet e varfra, në fshatra, në zona pothuaj në mjerim, sistemi është pothuaj absolut. Ai zyrtari me makinën e bukur, i veshur si zengjin, me krahët e hapur, që sheh nga lartë -poshtë, përkthehet në mendjen e nevojtarit për ndihmë ekonomike, për një vend pune, për një ndërtim, për një favor të vogël jetëdhënës, si mbreti që mund ta bëjë të mundur këtë. Kjo është vota e kushtëzuar, aspak e lirë, e që në shumicë për një vend pune shofer, sjell pas vetes votën e krejt familjes dhe gjysmës së kushërinjve. Vota nuk mban erë, njësoj si paratë, nuk e dallon kush në është fituar me presion, me ofertë, me manipulim nevojash dhe sistemi për shkak të fuqisë ka më shumë mjete në dispozicion për këto.

    4) Sistemi nuk bie vetë. Nuk ka ndodhur në ndonjë vend tjetër që të ndodhë në vendin tonë që gjithmonë reflekton i fundit. Sistemin duhet ta rrëzojë opozita. Që të ndodhë kjo, pas 12 vitesh pushtet, opozita duhet të vinte e freskët, e ndershme, e bashkuar, me ide të reja, me njerez të rinj. Ndërkohë opozita vjen krejt në të kundërt dhe pikërisht për këtë, fuqia propagandistike e sistemit, arrin ta paraqesë opozitën si “një e keqe tjetër”, madje edhe më të madhe! Njerëzit të lodhur duke shpresuar, nuk rrezikojnë.

    5) Duhet pranuar, me dhimbje, por si e vërtetë: Njerëzit nuk votojnë moralin, por interesin dhe atë që njohin. S’ka pse t’i mbetet qejfi njeriu. Ky është njeriu i ri i demokracisë, të cilin e farkëtuan së bashku. Tani po ja vjel frutet ky sistem. Sepse u jep edhe pensione edhe suplemente dy herë në vit, jep rroga në sistemin publik pa ndonjë punë të lodhshme, bën rrugë-ura-aeroporte ca të vërteta e ca tre D, por që janë të dukshme e me ngjyra, e mbi të gjitha nuk përton përditë të përhapë frikën se “ata të tjerët do jenë shumë keq”. Pra e thjeshtë, vota nuk është për atë-ata që duhet të ishte për një sistem demokratik, por është për atë që u duhet, u duket më pak i rrezikshëm e më shumë i durueshëm.

    Me pak fjalë, po, ka sistem demokratik-por është i kapur. Po, ka votë të lirë-por është e numëruar pa u hedhur në kuti. Po, ka mendim-por është i kanalizuar. Po, njerëzit nuk janë budallenj kur votojnë, kanë interesa.
    Dhe pse të na duket çudi, çudia e firmosur në Kuç ku dhjetëra burra në këmbë këndonin që të kënaqej pashai me gotën e rakisë dhe kafenë para.

  • Ç’të jetë vallë “burrëria”?!

    Kanuni i Lekës të dridh mishtë kur lexon ndonjë pjesë për burrin. Nuk është mashkulli që mbars femrën. Është institucion.

    Ç’ishte burri në Jug? Ai që përgjigjej për të mirë e që heshtte në të keqe duke folur veç me praninë e tij, e duke shpërndarë respekt edhe në mungesë.

    Kush quhej burrë në Shqipërinë e mesme? I butë, zemergjerë, i ndershëm, kokëfortë.

    Po le t’i shtojmë edhe ndopak vlera të tjera, kur përmendim a dëgjojmë shprehjen “ai është burrë”:

    Qëndresë, moral, dinjitet, kurrizpapërkulur, nuk lejon ta shkelin me këmbë, por as nuk ofrohet si qilim ku fshihen këmbët, i drejtë, i përmbajtur, nuk e shkel të dobëtin, i zgjat dorën të përvuajturit, nuk shfrytëzon madhësinë e tij t’ju zërë Diellin të tjerëve.

    E këto, mbështjellë me mantelin e përulësisë, nderit e zemërgjerësisë.

    Ja, këto po mendoja teksa lexoja se Erion Veliaj ka ftuar shqiptarët të votojnë përveç PS edhe Edi Ramën.

    Burgu nuk është për të gjithë.

  • Partia Socialiste është sistemi i ngriturpër të mos e rrëzuar dot askush

    Nuk ka asnjë çudi në rezultatet e 11 Majit. Ata që mendonin ndryshe, ishin dritëshkurtër. Ata që shpresonin ndryshe, ishin të pashpresë. Ata që dëshironin diçka paksa ndryshe (qeverisje jo absolute) si unë, e ndjenin se ishte utopi. Demokracia pa mekanizma që kontrollojnë dhe frenojnë, madje edhe gjykojnë e ndëshkojnë, është thjesht zbukurim që kushton miliona për kuti e fletë votimi.

    Opozitë më e dobët se pushteti

    Të shkosh përballë “rregjimit” duke u zvarritur prej tetë vitesh, duke lënë copa rrugësh, me të njëjtën fytyrë të lodhur, të drobitur, të pabojë, jo vetëm nuk sjell as frymë e as frymëzim, por përkundrazi, dëshpërim, pasivitet, indiferencë dhe më keq, largim drejt alternativave që japin mundësi. Opozita ishte e përçarë, pa kauzë të qartë, pa vizion bindës. Opozita nuk diti, e as nuk mundi, e ndoshta me këtë ofertë njerëzish nuk do të mundet ende, të sjellë dhe të ngrejë Shpresë. Reagimi dhe revolta, nuk fitojnë të vetme pa një strukturë alternative të qartë, të besueshme dhe bindëse.

    Njerëzit të lodhur duan garanci

    Nuk e duan ndryshimin, thjesht si rotacion. Imagjinoni edhe nja dy fshatra, ku vendimet e qeverisë i preknin direkt dhe ishin prej kohësh në protesta, votuan masivisht PS. Shumica jonë, sidomos ata jashtë Tiranës, madje jashtë vijës së verdhë, nuk votojnë për të ndryshuar, për ide, për demokraci e këto fjalët e mëdha, por që të mos humbasin ndihmën ekonomike, rrogën, vendin e punës, mikun që kanë gjetur e u zgjidh ndonjë punë. Kjo është një pjesë e mirë e popullsisë, e “depolitizuar ideologjikisht dhe intelektualisht”, e cila është preja e atyre që quhen patronazhistë. Pjesa tjetër e madhe e popullsisë, e lodhur dhe pa besim tek askush, u lë fushë të lirë votuesve të komanduar (zgjedhjet nuk fitohen në kuti, por para se të votohet). Dhe çfarë del? Votojnë 40 përqind, nga këta 70 përqind janë votat që i kemi të numëruara përpara ditës së votimit. Pra, edhe mund të mos jetë shumicë, por ama merr shumicën e atyre që votojnë.

    Pushteti i PS është i shkrirë me shtetin

    Sistemi zgjedhor dhe informativ është në kontroll total nga pushteti. Ku me ndihmë edhe të opozitës që për përfitime ditore, harron të ardhmen. PS ecën me laps në dorë, si në Kuç. Kontroll total mbi administratën publike dhe bashkitë, me ndihmën e vendimeve idiote të opozitës atëherë. Kontroll absolut mbi burimet ekonomike, përfshirë financuesit e opozitës. Kontroll i gjithanshëm i policisë, duke i lejuar të “bëjnë punëra edhe me opozitën”. Kontroll mbi komisionet zgjedhore, pse jo edhe mbi anëtarë të opozitës në plot zona jashtë Tiranës. Media dhe zëri publik është diku i frikësuar, diku i kapur, diku i përthyer, diku i kthyer, paksa fare i kundërt, duke sjell një opinion publik të deformuar.
    Pra ajo që rëndom quhet vota e lirë, nuk na del dhe kaq e lirë, por është e lidhur pazgjidhshmërisht me punën, ndihmën, përfitimet, të nesërmen a fundin e muajit. Njerëzit nuk votojnë për bindje, por për mbijetesë.

    Ndëshkimi që mungon e kthen votën në produkt me etiketë “Ky-kjo është i PS”

    Organet e drejtësisë mund të japin “drejtësi”…pas një viti. Kujt i prishet puna! Pushteti le të mos bëhemi hipokritë, blen kohë, blen vota, blen të ardhme, dhe mund të të rregullojë jetesën. Dakort vota e varfër blihet më lehtë, ku me 100 euro, megjithëse ka rënë euro dhe po e bëjmë 200, një vend pune, shlyerje borxhesh, por edhe vende “pëllumbash” që për gjashtë muaj, sidomos ato larg Tiranës ku nuk të kap rrezja e mediave të bezdisura, të bën zengjin, nga një i panjohur. Makineria elektorale e PS me sistemin e patronazhimit në qendër e ka kthyer votën në produkt me etiketë “Ky-kjo është e PS”. Lejohet pothuaj gjithçka, siç edhe e kemi parë ndër vite, sepse mungon ndëshkimi.

    Nuk duhet të fitojnë mbi PS, por të mundin sistemin

    Rezultati i 11 Majit dihej. Me aq sa mundesha, unë e kam paralajmëruar që në 2017 se si do venin zgjedhjet njëra pas tjetrës nëse nuk reformohet PD. Nuk e di çfarë do bëjë opozita, por ata që u kënaqën me humbjen dhe shkatërrimin e Berishës si dhe ata që i qëndruan besnikë, janë po njësoj fajtorë për situatën e demokracisë në Shqipëri. Kanë vetëm dy vjet kohë, ose partitë e vogla duhet të bëhen të mëdha shumë shpejt. Nuk duhet të fitojnë thjesht kundër një partie tjetër, me program, me premtime, me tik-tok e FB.
    Duhet të mundin një sistem.

  • Kujdes! Patronazhisti ju vëzhgon!

    (Si mund të rrëzohet një sistem jo demokratik?)

    Pak humor

    Ata janë komisarët politikë të lagjes, pallatit, hyrjes, a shkallës. Janë si mushkonjat, por nuk kërkojnë gjak, duan votën tënde. Nëse nuk e di i kujt ane je, ai pyet banakierin ku pi kafen, dyqanin ku blen bukën, shokun tënd, tezen tënde, armikun tënd, apo djalin e hallës; më mirë se një exit-poll milionësh.
    Ata mbajnë shënim gjithçka; si qeshe kur u përmend udhëheqësi, kujt i dhe dorën, pse more djathtas në kryqëzim, cilën dorë ngrite për të përshëndetur, çfarë ngjyre e mban qenin. Janë ata që të hedhin dorën në qafë dhe të bëjnë ato pyetjet që të këpusin shpirtin: Akoma pa punë ëëë? Po djali ku aplikoi? Mos u mërzit dhe pak, vetëm mos harro të votosh me ndërgjegje. Njerëzit si ti duhet t’i mbajmë afër jo si komshiu yt që i ka bërë like nja tre herë atyre të tjerëve.

    Pak më seriozë

    Patronazhistët, le të mos mërziten, janë spiunët e dikurshëm, niveli më i ulët i partisë që vepron në terren për të mbledhur informacion në bazë të fjalëve, vëzhgimeve, thashethemeve, apo dhe presion shoqëror, por jo mbi fakte. Nuk ka status ligjor, por mbrohet fort nga strukturat dhe nivelet më të larta të partisë. Besoj e keni dëgjuar vetë Ramën. Jo pak herë është instrument që kontrollon qytetarin, madje ngjall frikë. Janë besnikët e verbër të partisë dhe kërkojnë absolutisht besnikëri edhe nga qytetari që kujdeset. Janë aq të bindur se veprojnë drejt sa mund të sulen si shqiponja nëse u thua se “syri vëzhgues politik” ka kuptim në diktaturë (e kam provuar vetë). Patronazhisti duket i vogël në pozitë, por është i rëndësishëm në strukturën kontrolluese, sidomos kur përdor varfërinë, lidhjet familjare, dhe frikën e humbjes sa punës. Përpos kësaj, ata edhe shpërblehet me poste shtetërore duke ua rritur fuqinë e duke mos i lënë vetëm tek “vullnetarizmi”.

    A është i ligjshëm sistemi patronazhues?

    Nuk ka ndonjë ndalim specifik ligjor të “gjurmosh”, “mbikqyrësh”, apo “kujdesesh” për qytetarët, por ndjekja politike ka një konotacion të rëndë për ne shqiptarët që vjen nga një periudhë po aq e rëndë. Të dhënat personale që përdoren pa leje shkel ligjin e mbrojtjes së të dhënave. Presioni psikologjik, apo shantazhi elektoral që nuk mësohet pothuaj kurrë, sepse askush nuk e denoncon duke menduar thjesht “hallin” e vet dhe jo të gjithë komunitetit, është shkelje. Po ashtu kërcënim direkt, apo indirekt për punësim, ndihmë sociale, legalizim, etj, është në kundërshtim të hapur me parimin e zgjedhjeve të lira. Patronazhizmi tashmë është bërë trendy, pavarësisht se u zbuluan e nuk u dënua askush për skandalin e dikurshëm me numra telefoni, orientim politik, etj të dhëna, pa dijeninë e qytetarëve.

    A ka problem moral patronazhimi?

    Le t’i përgjigjemi me një pyetje: A kishte problem moral me spiunët e dikurshëm, ata që më të vjetrit që i kanë jetuar ato kohë quheshin 80 lekësha? Patronazhimi është një formë e ulët e kontrollit shoqëror, e njëanshme, manipulative, kërcënuese, madje edhe e fshehtë. Sistemi patronazhist nuk i shërben qytetarit, komunitetit, lagjes, pallatit, por i përgjigjet partisë. Patronazhistët promovojnë me afsh e pathos kulturën klienteliste, ku vlera e qytetarisë zëvendësohet nga bësnikëria politike. Patronazhimi është sistemi që ndan qytetarët në “yni” dhe “armik”.

    A sjell probleme në shoqëri patronazhimi?

    Le ta themi, ky sistem e bën PS absolute në terren. E, njëkohësisht normalizon frikën dhe nënshtrimin, në mos po edhe besnikërinë e dukshme dhe të tregueshmë ndaj pushtetit, sidomos në komunitetet e vogla dhe të varfra, ku një rrogë, një ndihmë, apo një mik, qoftë dhe patronazhist, bën ndryshimin mes mjerimit dhe mbijetesës. Patronazhizmi shkatërron besimin e qytetarëve ndaj institucioneve, e nga ana tjetër minon shërbimin e anasjelltë. Shoqëria civile me partinë në pushtet, pothuaj shkrihen në një. Korrupsioni politik bëhet kapilar dhe i strukturuar duke lidhur, paratë, rrogat, ndihmat, lejet, punësimet, shërbimet me besnikërinë e provuar politike.

    A egziston diku tjetër patronazhisti?

    Të paktën në vendet të cilave kemi dëshirë t’u bashkohemi në 2030 nuk egziston një sistem i mirëorganizuar, i mbrojtur dhe madje i reklamuar nga vetë pushteti, ku çdo qytetar ka dikë të X partie që e vëzhgon, mban shënime, bën referime, përdor të dhënat e tij, e mbikqyr pa dijeninë e tij. Në SHBA shfaëen herë pas here njerëz që shkojnë “derë në derë” për të promovuar kandidatët, por janë të deklaruar dhe nuk mbajnë të dhëna të paligjshme. Ndoshta në vende të tjera mund të egzistojë. Patronazhimi nuk është plus për demokracinë, ndryshe do e kishin dhe vende që demokracinë e njohin dhe e jetojnë shumë kohë para nesh, është më shumë shenjë e demokracie të sëmurë e në mos të një pushteti që nuk do të dalë më në opozitë, apo si thotë Rama: Unë do iki kur dua vetë.

    A mund të luftohet ky sistem patronazhimi që paracakton fituesin para votimit?

    Unë nuk e di a mund të ketë një ilaç, për një virus të panjohur. “Spiunët u zhdukën” kur ra sistemi. Më saktë u fshehën. Por nëse do kishin dalë në dritë mund të ishin zhdukur, por i fshehën. Përvoja ime personale me patronazhistin tim ishte ta bëja atë të dukshëm, ta njihnin të gjithë, ta tallnin, ta fyenin madje. Pasi e njoha kur gjithçka u bë publike, e mbërtheva për qafe në lagje, i bëra një foto dhe së bashku me një koment sarkastik e bëra publik. Përpjekja për ta kthyer atë personazh në “spiunin e lagjes” dhe të dilte nga roli i “pushtetarit në hije”, mund të zhdukë frikën nga patronazhisti. Një fushatë publike e njerëzve duke i nxjerrë patronazhistët në dritën e Diellit, nga hija e frikshme ku fshihen, ua zhduk atyre rolin enigmatik dhe fuqinë e presionit. Le ta themi, patronazhistët nuk funksionojnë vetëm, duan ndihmën e nevojtarit. Nuk ka kontroll pa bashkëpunim. Le ta refuzojnë, le ta demaskojnë. Le ta thyejnë heshtjen.

    Le të mos harrojmë

    Patronazhizmi është më i rrezikshëm se grupet kriminale. Më i rrezikshëm se blerja e votës. Më i rrezikshëm madje edhe se manipulimi i votës. Këto zhduken me zbatim të lehtë të ligjit. Patronazhizmi është kontroll paraprak i votës. Dikush e di rezultatin në kuti pa e numëruar, jo për aftësi. Ndaj nuk ka asnjë çudi në memorandumin e Kuçit. Beteja ndaj patronazhimit nuk i takon dhe aq “ndërkombëtarëve”, u takon shqiptarëve. E humbën një me spiunët që pastaj u përhapën ngado, mirë është mos ta humbasin këtë me pasardhësit e tyre.

  • The Art of Connection

    Welcome to WordPress! This is a sample post. Edit or delete it to take the first step in your blogging journey. To add more content here, click the small plus icon at the top left corner. There, you will find an existing selection of WordPress blocks and patterns, something to suit your every need for content creation. And don’t forget to check out the List View: click the icon a few spots to the right of the plus icon and you’ll get a tidy, easy-to-view list of the blocks and patterns in your post.

  • Beyond the Obstacle

    Welcome to WordPress! This is a sample post. Edit or delete it to take the first step in your blogging journey. To add more content here, click the small plus icon at the top left corner. There, you will find an existing selection of WordPress blocks and patterns, something to suit your every need for content creation. And don’t forget to check out the List View: click the icon a few spots to the right of the plus icon and you’ll get a tidy, easy-to-view list of the blocks and patterns in your post.

  • Growth Unlocked

    Welcome to WordPress! This is a sample post. Edit or delete it to take the first step in your blogging journey. To add more content here, click the small plus icon at the top left corner. There, you will find an existing selection of WordPress blocks and patterns, something to suit your every need for content creation. And don’t forget to check out the List View: click the icon a few spots to the right of the plus icon and you’ll get a tidy, easy-to-view list of the blocks and patterns in your post.

  • Collaboration Magic

    Welcome to WordPress! This is a sample post. Edit or delete it to take the first step in your blogging journey. To add more content here, click the small plus icon at the top left corner. There, you will find an existing selection of WordPress blocks and patterns, something to suit your every need for content creation. And don’t forget to check out the List View: click the icon a few spots to the right of the plus icon and you’ll get a tidy, easy-to-view list of the blocks and patterns in your post.

  • Teamwork Triumphs

    Welcome to WordPress! This is a sample post. Edit or delete it to take the first step in your blogging journey. To add more content here, click the small plus icon at the top left corner. There, you will find an existing selection of WordPress blocks and patterns, something to suit your every need for content creation. And don’t forget to check out the List View: click the icon a few spots to the right of the plus icon and you’ll get a tidy, easy-to-view list of the blocks and patterns in your post.